Connect with us

Horoskop

“Ndërkohë, në Parlamentin tonë abuzohet. . .”/Ben Andoni habit me deklaraten e tij per Ramen dhe paralementin, ja si shprehet ai

Published

on

Nga Ben Andoni

Tandemi Rama-Berisha do të jetë një objekt i vazhdueshëm studimesh për njerëzit e komunikimit dhe, mbase në të ardhmen, edhe për studiuesit e filozofisë politike.

Të aftë për të thënë të kundërtën e asaj që shihet hapur dhe zhvillohet rëndom në vendin tonë, të pamundur për t’u dorëhequr edhe kur morali nuk u tregon rrugë shpëtimi, ata drejtojnë vendin tonë në pozitë dhe opozitë, të pashqetësuar nga asgjë.

Me një ligj anemik partish dhe me fuqinë e madhe të Marrëveshjes së vitit 2008, tandemi qëndron i plotfuqishëm dhe tejet efikas para çdo lloj sfide.

E fundit është ajo që ndodhi me “Revolucionin e Flamingove”, të kanalizuar tashmë me Revoltën e Studentëve, ku tandemi jo vetëm ua mori protestën, por tashmë u dikton edhe rregullat e komunikimit.

Shkak për këtë shkrim ishte hasja në panairin ndërkombëtar të një shteti fqinj, e një libri bazik me titullin “Etnografia e komunikimit”, shkruar nga Dell Hymes.

Me shfletimin e tij kupton se pse koncepti i përmbledhur në këtë togfjalësh është një nga më të arrirët për të kuptuar politikën e sotme shqiptare, pasi ajo nuk bëhet vetëm me aktet dhe rezultatet e zgjedhjeve tona apo me ligjet që prodhohen, por edhe me mënyrën se si politika flet.

Konceptin e ndërtoi një polimat i vërtetë. Hymes (Dell Hathaway Hymes) është i fiksuar në biografitë ndërkombëtare si gjuhëtar, sociolinguist, antropolog dhe folklorist. Merita e tij është se hodhi për herë të parë themelet disiplinore për studimin krahasues e etnografik të përdorimit të gjuhës.

Hulumtimet e tij patën si bazë fenomenet e vërejtura te gjuhët e rajonit të Paqësorit Veriperëndimor. Për t’i dhënë pak kontekst kohës, sot studiuesit thonë se ideja erdhi si sfidë ndaj Chomsky-t, që barazonte gjuhën me gramatikën.

Paçka kundërshtimeve, është e vërtetë se baza e punës së një poligloti është pikërisht përballja fillestare me gramatikën dhe pastaj kalimi te gjuha. Hymes, në këtë kontekst, argumentoi se njohja e gramatikës nuk mjafton.

Duhet të dish dhe të kuptosh qartë konceptin që ai e emërtoi si kompetencë komunikative. Pra, duhet të dish se KUR, KU, ME KË, SI dhe PËR ÇFARË duhet të flasësh.

Me pak fjalë, etnografia e komunikimit studion jo vetëm çfarë thuhet, por edhe si, kush, ku dhe çfarë nënkupton fjala në një moment të caktuar. Falë këtij koncepti, dikush kupton shumë mirë se sa e kanë përsosur Rama dhe Berisha artin e tyre të komunikimit.

Para se të funksiononte parlamenti shqiptar në vitet ’20, shqiptari e bënte politikën e vet në Odë dhe në Kuvendet e Burrave. Një tufë ligjesh të sanksionuara në Kanun, por edhe në kujtesën popullore, caktonte rendin kanonik të fjalës.

Prioritet kishte i pari i Fisit; shpesh përfaqësuesi i parë i një familjeje që kishte Bajrak; fliste Miku dhe ai që kërkonte apo jepte besë. Kaq i kanonizuar ishte rendi, saqë shmangia nga rregulli të bënte të penalizoheshe rëndë, më së shumti me Turpin, si parim për ruajtjen e nderit.

Sot, kodi etnografik në politikën tonë kryesohet nga primati i PS-së ose PD-së, pasi është ai që ka përparësi në Parlament, studio dhe kudo. Shpeshherë, zgjedhin edhe të ftuarit.

Ndërkohë, në Parlamentin tonë abuzohet ende me fjalën e dhënë, por jo me dokumentin e programit, kontratën bazë që u kërkohet politikanëve. Besa, edhe pse përdoret shpesh, sot ka dalë në plan të dytë, sepse sistemi bën që politikanët ta hanë rëndom fjalën e tyre, atë që dikur ishte e shenjtë, kur nuk kishte institucione.

Veçmas, në kulturën shqiptare, sidomos në Veri dhe në Jug, por më shumë në zonën e Labërisë, kritika e drejtpërdrejtë dhe sidomos ajo e adresuar konsiderohet fyese. Kjo bëri që ish-deputeti i PS-së, Mazreku, të qëllonte në Parlament në vitin 1997 të ndjerin Azem Hajdari.

Shpullat, ofendimet dhe rrahjet e politikanëve janë bërë të zakonshme. Prej vitesh, pas ashpërsimit të gjuhës, tani flitet rëndom me stigmatizime, anekdota fshati, metafora dhe simbolizma që zakonisht kanë një emërues të përbashkët: “E kupton ti se për kë e kam”.

Po Berisha dhe, disa herë, edhe Rama nuk falin dhe përdorin emra të drejtpërdrejtë, veç epiteteve fyese. Në masë jo të vogël, kjo është kthyer në argëtim kombëtar, por për studiuesin e huaj dhe vendas, kjo quhet fyese.

Nuk po përmendim median, ku lufta bëhet për zërin më të lartë, kush shan rëndom “spiun” apo “tradhtar” dhe kush do të thotë batutën e fundit. Kësaj i shtohet edhe një fenomen tjetër: disa politikanë shkojnë me batutat gati, në mënyrë që t’u shërbejnë të gatshme videove Reels të prodhuara enkas për platformat sociale.

Rama dhe Berisha janë mjeshtër të këtij fenomeni dhe ndaj kanë mbulimet më të mëdha. Ky është problemi që hasin ata që e shikojnë nga jashtë politikën tonë. Duan të gjykojnë programet, por ne bindshëm votojmë për mënyrën e të folurit Rama dhe Berisha.

Njësoj veprojnë edhe kryetarët respektivë të grupeve parlamentare, Balla dhe Bardhi, si dhe deputetët e tjerë. Dy mjeshtërit e tandemit shqiptar e kanë kuptuar më së miri fabulën që etnografia e komunikimit e shpjegon qartë: në Shqipërinë tonë nuk respektohet dhe fiton ai që ka të drejtë me programin, përkundrazi, ia del ai që di ta përdorë fjalën sipas mënyrës që i pëlqen publikut, duke ditur se ku dhe para cilit auditor duhet ta thotë.

Kryeministri Rama, duke shfrytëzuar revoltën e studentëve, kur mori përgjigje negative për një vend dialogu dhe mënyrën e përfaqësimit, pasi kërkesa e studentëve është dorëheqja e tij, e zhvendosi dialogun jashtë, mu përpara Kryeministrisë.

Në karriget e nxjerra nga institucioni vendosi etiketën “Dialog”. Në modelin e komunikimit etnografik, ai u ul dhe u tha studentëve: “Po ju pres në mjedisin tuaj, Bulevardin!”. Simbolika shkoi edhe më tej, kur vendosi vetë etiketat, pa lënë mënjanë shpotitë për pedagogët dhe duke u dhënë një lloj garancie, ndërkohë që hartoi një listë që e tronditi protestën për dënimet e ashpra dhe që ishte krejt asimetrike.

Studentët u kapën në befasi dhe bënë më të thjeshtën: përmbysën karriget dhe i thyen, kurse Rama korri fitoren e tipit komunikativ: “Unë jam për dialog, ata janë të dhunshëm!”.

Berisha bëri diçka më finoke në etnografinë komunikuese, e cila i shkonte pozitës së tij. Nuk mund të dilte në krye të protestës, sepse protestuesit e refuzonin njësoj si Ramën, por përkrahu familjen e tij me pedagogët, duke e mbështetur nga jashtë.

Me grupin e tij parlamentar, të bindurit, e vazhduan kauzën “e tyre” në Parlament. Qysh nga konferencat e tij të shtypit, ai e kanalizoi protestën nga “protestë studentore” në “protestë për qeveri teknike”.

E kapi protestën, bash në mes të rrugës, dhe tashmë e menaxhon me masë. Nuk mund të thuhet indirekt se nuk ka njëfarë dialogu, por ama nuk ka gjuhë të përbashkët se për çfarë po bëhet dialogu.

Përfundimi i Raportit të Progresit të KE-së, më 5 nëntor, e shprehu më qartë: “Të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekje të sinqerta për t’u përfshirë në një dialog konstruktiv.”

Sot, që njerëzit janë disi më të qetë dhe studiuesit kanë bazën e parë të elementeve të gjykimit nga pikëpamja e shkencës politike, tandemi Rama-Berisha po e përdor “dialogun” si mjet, jo si qëllim.

Rama e kërkoi dialogun vetëm pasi shpërtheu protesta që kërkon dorëheqjen e tij dhe që ai e kundërshton. Por, sipas normave, dialogu bëhet kur nuk ke presion, kurse kërkesës për dorëheqje ai i përgjigjet me një listë të zezë.

Etnografia e komunikimit e fut këtë në atë që njihet si dual persuasion: jep dy mesazhe kontradiktore njëkohësisht, pra, çfarëdo që bëjnë studentët, mbeten fajtorë. Nëse ata afrohen, u binden rregullave të tij. Nëse nuk vijnë, janë “të dhunshëm”.

Berisha, nga ana tjetër, ka një gjë të vogël, por të madhe në thelb: ai i mbështeti “Flamingot” jo kur protesta ishte e vogël dhe po ngrihej, kur kërkohej në kor njësoj edhe largimi i tij, por kur shtypi ndërkombëtar e vendosi në qendër të argumenteve dhe kronikave të veta.

Kërkesat studentore i shndërroi në kërkesa mirëfilli të tijat. Studentët kërkojnë kushte konviktesh, bursa, tarifa, kushte etj. Berisha kërkon, veç këtyre, edhe kryesoren që i duhet: qeveri teknike dhe largimin e Ramës.

Me pak fjalë, hyri ngadalë nga dera e pasme si “përkrahës” dhe po tenton të dalë nga dera e përparme si përfitues.

Tashmë kaosin e ushqejnë dy dialogë paralelë që nuk mund të takohen kurrë: ai i Ramës me karriget bosh dhe ai i Berishës me protestën e kapur.

Dhe? Etnografia e komunikimit na ndihmon t’i kuptojmë si duhet këta njerëz, të paktën në këtë moment. (Homo Albanicus)

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskop

Nga Dashi te Peshqit, lajme te mira per keto shenja/Astrologia Meri Shehu, jep parashikimin dhe fjalet per te gjitha shenjat e horoskopit dhe per disa ne vecanti

Published

on

By

Dashi

Ndonjëherë është e nevojshme të tërhiqeni pak për të kuptuar më mirë ndjenjat tuaja. Në një lidhje, mos e nënvlerësoni veten dhe mos kini frikë të flisni hapur për atë që ju shqetëson. Partneri meriton të dijë si ndiheni, por edhe ju meritoni mirëkuptim. Beqarët duhet të jenë të sinqertë me veten dhe të mos i mohojnë ndjenjat vetëm nga frika e zhgënjimit. Në punë përpiquni të përqendroheni te detyrat kryesore. Financat menaxhojini me plan dhe maturi.

Demi

Kur gjërat nuk ecin sipas dëshirës suaj, mos u përpiqni t’i detyroni me çdo kusht. Në çift, flisni për shqetësimet pa krijuar presion dhe jepini njëri-tjetrit hapësirën e nevojshme. Beqarët nuk duhet ta shohin vetminë si arsye për të pranuar një marrëdhënie që nuk u përshtatet. Në punë, bashkëpunimi me njerëz të rinj mund t’ju ndihmojë të përmirësoni rezultatet. Përpiquni të ruani ekuilibrin mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Binjakët

Kur mendimet janë të shumta, mos merrni vendime të nxituara. Në një marrëdhënie, mungesa e emocioneve të forta në çdo moment nuk do të thotë se dashuria është zbehur. Tregohuni të kujdesshëm me fjalët dhe shmangni kritikat që mund të lëndojnë partnerin. Beqarët mund t’i japin më shumë kohë një njohjeje që po zhvillohet natyrshëm. Në punë përdorni aftësitë tuaja për të zgjidhur situatat me qetësi. Vazhdoni të menaxhoni mirë financat.

Gaforrja

Është mirë të mbroni mendimin tuaj, por pa harruar se edhe të tjerët kanë ndjenjat dhe nevojat e tyre. Në çift, vendimet duhet të merren duke menduar për të dyja palët. Beqarët duhet të kuptojnë se nuk mund të kontrollojnë zgjedhjet e njerëzve të tjerë dhe se çdo njohje kërkon respekt. Në punë, mos lejoni që nxitimi apo nervozizmi të ndikojnë te cilësia e detyrave. Financat kërkojnë ende kujdes, ndaj shmangni shpenzimet e panevojshme.

Luani

Një marrëdhënie e shëndetshme kërkon mirëkuptim dhe gatishmëri për të gjetur gjuhën e përbashkët. Nëse keni një lidhje, përpiquni t’i shmangni debatet e kota dhe gjeni mënyra të bukura për të kaluar kohë së bashku. Beqarët duhet të kërkojnë respekt dhe vlerësim, jo thjesht vëmendje kalimtare. Në punë, këmbëngulja është e rëndësishme, sidomos kur përballeni me pengesa. Tregohuni të matur me paratë dhe vazhdoni të planifikoni shpenzimet.

Virgjëresha

Para se të reagoni me nervozizëm, ndaloni pak dhe mendoni për pasojat e fjalëve tuaja. Në çift, tekat dhe kritikat e vazhdueshme mund të krijojnë lodhje emocionale, ndaj përpiquni të tregoni më shumë mirëkuptim. Beqarët nuk duhet ta detyrojnë veten të afrohen me dikë kur nuk ndihen gati. Në punë, nëse merrni një detyrë të re, mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga kolegët. Shmangni blerjet emocionale dhe kontrolloni më mirë buxhetin.

Peshorja

Krenaria e tepërt mund të pengojë zgjidhjen e problemeve që në të vërtetë mund të diskutohen me qetësi. Në një lidhje, mësoni të pranoni edhe gabimet tuaja dhe mos prisni gjithmonë që partneri të bëjë hapin e parë. Beqarët duhet të jenë më të qartë në qëllimet e tyre dhe të mos humbasin kohë me paqartësi të vazhdueshme. Në punë, përgjegjësia dhe organizimi ju ndihmojnë të shmangni të papriturat. Financat mbajini nën kontroll dhe mos merrni vendime pa i menduar mirë.

Akrepi

Kur duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, mos lejoni që shumë mendime apo këshilla të ndryshme t’ju ngatërrojnë. Në çift, përpiquni t’i zgjidhni mosmarrëveshjet drejtpërdrejt me partnerin, pa lejuar që ndërhyrjet e të tjerëve ta përkeqësojnë situatën. Beqarët mund të tregojnë interes, por pa u nxituar për atë që vjen më pas. Në punë, besimi që ju japin të tjerët duhet të shoqërohet me përgjegjësi dhe përgatitje. Shmangni shpenzimet e tepruara.

Shigjetari

Vlerësojini njerëzit që ju qëndrojnë pranë dhe gjeni kohë për miqtë dhe familjen. Në çift, sinqeriteti dhe komunikimi i hapur ndihmojnë që marrëdhënia të mbetet e shëndetshme dhe e qëndrueshme. Beqarët mund të tregojnë interesin e tyre, pa pasur nevojë të presin gjithmonë që pala tjetër të bëjë hapin e parë. Në punë, mos u shmangni nga sfidat, por kujdesuni të mos e teproni me lodhjen. Vazhdoni të ruani një ekuilibër të mirë financiar.

Bricjapi

Kur keni një mundësi për të përmirësuar jetën tuaj profesionale, shqyrtojeni me kujdes dhe mos e lini pas dore vetëm nga frika e ndryshimit. Në çift, dëgjimi dhe vlerësimi i mendimit të partnerit janë po aq të rëndësishme sa shprehja e mendimit tuaj. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm kur krijojnë ndjenja për dikë që e njohin prej kohësh, sidomos nëse bëhet fjalë për një koleg apo mik. Në punë tregoni gatishmëri për përgjegjësi të reja. Financat menaxhojini me maturi.

Ujori

Mos lejoni që dyshimet dhe ankesat e vazhdueshme të ndikojnë në marrëdhëniet me njerëzit që ju duan. Në çift, një bisedë e sinqertë mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë njëri-tjetrin dhe të qartësoni pritshmëritë për të ardhmen. Beqarët duhet të ecin me kujdes dhe të mos lejojnë që frika t’i pengojë të njohin njerëz të rinj. Në punë, ndani detyrat në hapa më të vegjël dhe mos kërkoni t’i përfundoni të gjitha menjëherë. Kujdesuni për financat dhe kërkoni këshilla kur është e nevojshme.

Peshqit

Pranimi i gabimeve është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar marrëdhëniet dhe për të ecur përpara. Në çift, përpiquni të bashkëpunoni më shumë dhe të gjeni kohë për aktivitete që ju afrojnë me partnerin. Beqarët nuk duhet të nxitojnë në krijimin e një lidhjeje, por mund t’i njohin njerëzit gradualisht. Në punë, vendosni objektiva të qarta dhe përballojini sfidat me përkushtim, pa u përfshirë në konflikte të panevojshme. Për financat, vazhdoni të bëni zgjedhje të arsyeshme.

Continue Reading

Horoskop

Nje fat i ri dhe nje mrekulli po vjen/Astrologia Meri Shehu, jep parashikimin per te gjitha shenjat e horoskopit dhe per keto shenja ne vecanti

Published

on

By

Dashi

Në një marrëdhënie është e rëndësishme të dëgjoni edhe mendimin e partnerit, sidomos kur përballeni me vendime të rëndësishme. Durimi dhe komunikimi ndihmojnë për të kapërcyer mosmarrëveshjet. Beqarët nuk duhet të nxitojnë në kërkim të dikujt, por të presin një njohje që përputhet me vlerat e tyre. Në punë organizohuni mirë dhe mos lejoni që debatet me kolegët t’ju shpërqendrojnë. Për financat, vazhdoni të tregoheni të kujdesshëm.

Demi

Tregojeni dashurinë përmes gjesteve të vogla dhe vëmendjes ndaj personave që keni pranë. Nëse një marrëdhënie po bëhet më serioze, bisedoni hapur për përgjegjësitë dhe pritshmëritë tuaja. Beqarët mund të shprehin interesin ndaj dikujt, por gjithmonë me respekt dhe pa nxitim. Në punë mbështetuni te argumentet dhe aftësitë tuaja. Edhe kur orari është i gjatë, përpiquni të ruani ekuilibrin mes punës dhe pushimit. Mbani nën kontroll shpenzimet.

Binjakët

Më shumë mirëkuptim dhe tolerancë mund të përmirësojnë marrëdhëniet tuaja. Kaloni kohë cilësore me partnerin dhe mos i lini problemet e vjetra pa diskutuar. Beqarët duhet të tregohen të sinqertë dhe të respektojnë kufijtë e të tjerëve. Në punë, edhe nëse ndiheni nën presion, ndani detyrat sipas përparësisë dhe mos u dorëzoni lehtë. Sa i përket financave, shmangni blerjet impulsive dhe mendoni mirë para çdo shpenzimi.

Gaforrja

Kur e keni të vështirë të përqendroheni, merrni pak kohë për të qetësuar mendjen përpara se të merrni vendime. Në marrëdhënie, kritikat e vazhdueshme mund të krijojnë largësi, ndaj përpiquni të flisni me qetësi. Beqarët mund t’u japin mundësi njohjeve të reja, duke i vlerësuar njerëzit me kujdes. Në punë, shqyrtoni me seriozitet mundësitë e reja dhe mos kini frikë të merrni përgjegjësi. Financat kërkojnë kujdes dhe shmangie të shpenzimeve të panevojshme.

Luani

Mos lejoni që krenaria t’ju pengojë të gjeni zgjidhje në marrëdhëniet tuaja. Kur lind një debat, përpiquni të kuptoni edhe këndvështrimin e personit tjetër. Beqarët duhet të mendojnë para se të marrin vendime emocionale. Në punë, edhe kur motivimi është i ulët, filloni me detyrat më të vogla dhe përparoni hap pas hapi. Nëse keni shqetësime financiare, hartoni një plan të qartë për të kontrolluar shpenzimet.

Virgjëresha

Jo çdo ditë është e lehtë dhe nuk ka asgjë të keqe nëse ndonjëherë keni nevojë për pak qetësi. Në çift, përpiquni të shpjegoni atë që ndieni në vend që të mbylleni në vetvete. Beqarët nuk duhet ta detyrojnë veten të hyjnë në një marrëdhënie pa qenë të bindur. Në punë, organizoni detyrat dhe kërkoni ndihmë kur ngarkesa bëhet e madhe. Kujdesuni edhe për buxhetin, duke i dhënë përparësi nevojave kryesore.

Peshorja

Shprehja e ndjenjave dhe vlerësimi i personit që keni pranë janë pjesë e rëndësishme e një marrëdhënieje të shëndetshme. Nëse lindin keqkuptime, mos i lini të zgjaten. Beqarët duhet të njohin më mirë njerëzit përpara se të krijojnë pritshmëri. Në punë, vështirësitë kërkojnë këmbëngulje dhe jo dorëzim. Për financat, përqendrohuni te shpenzimet e domosdoshme dhe shmangni blerjet vetëm për kënaqësi momentale.

Akrepi

Marrëdhëniet e mira ndërtohen me respekt, vëmendje dhe komunikim të sinqertë. Gjeni kohë për partnerin dhe mos e lini rutinën të zbehë kujdesin ndaj njëri-tjetrit. Beqarët mund të marrin kohën e nevojshme për të kuptuar nëse një njohje është e përshtatshme. Në punë, përkushtimi është i vlefshëm, por mos harroni se pushimi është po aq i rëndësishëm. Mbani shpenzimet nën kontroll dhe mendoni për të ardhmen.

Shigjetari

Sinqeriteti dhe ndershmëria janë baza të forta për çdo marrëdhënie. Flisni me partnerin për planet dhe pritshmëritë tuaja, duke dëgjuar me kujdes edhe mendimin e tij. Beqarët duhet të vlerësojnë karakterin dhe përputhjen në vlera, jo vetëm tërheqjen e parë. Në punë, vazhdoni të tregoni profesionalizëm dhe përballojini pengesat me qetësi. Organizimi i mirë do t’ju ndihmojë edhe në menaxhimin e financave.

Bricjapi

Në marrëdhënie, pranimi i gabimeve nuk është dobësi, por shenjë pjekurie. Mos e lini krenarinë të zëvendësojë dashurinë, respektin dhe kujdesin ndaj partnerit. Beqarët mund të kujdesen për veten dhe paraqitjen, por duhet të vlerësojnë edhe cilësitë e brendshme. Në punë, bashkëpunimi me kolegët dhe respektimi i përgjegjësive janë të domosdoshme për rezultate të mira. Tregohuni veçanërisht të kujdesshëm me paratë.

Ujori

Kur keni paqartësi, mos nxitoni të nxirrni përfundime. Në çift, përpiquni të shihni edhe anët pozitive të marrëdhënies dhe të mos lejoni që mosbesimi të krijojë distancë. Beqarët mund ta përdorin kohën për të kuptuar më mirë se çfarë kërkojnë në një marrëdhënie. Në punë, vazhdoni të jeni të përkushtuar dhe përmirësoni komunikimin me kolegët. Për vendimet financiare, këshillohuni me njerëz të besuar dhe shqyrtoni çdo mundësi me kujdes.

Peshqit

Një qëndrim pozitiv mund t’ju ndihmojë të përballoni më lehtë vështirësitë e përditshme. Në marrëdhënie, përpiquni të sillni më shumë vëmendje dhe të krijoni momente të këndshme me partnerin. Beqarët mund të gjejnë guximin për të shprehur interesin, pa harruar respektin dhe sinqeritetin. Në punë, përkushtimi dhe durimi kanë rëndësi, por mos e neglizhoni shëndetin dhe pushimin. Vazhdoni të menaxhoni financat me përgjegjësi

Continue Reading

Horoskop

Surpriza vjen per keto shenja/Astrologia Meri Gjini, jep parashikimin per te gjitha shenjat e horoskopit, behet fjale per keto shenja

Published

on

By

Dashi

Durimi është shumë i rëndësishëm, sidomos kur përballeni me situata që nuk shkojnë sipas dëshirës suaj. Përpiquni të mos acaroheni për gjëra të vogla dhe të mos i ktheni diskutimet në konflikte. Në çift, tregohuni më të kujdesshëm me fjalët, sepse ndonjëherë edhe një shprehje e thënë pa menduar mund të lëndojë. Beqarët mund t’u japin mundësi njohjeve të reja, pa u nxituar. Në punë, nëse ndiheni të zhgënjyer, mos merrni vendime në nerva. Edhe me financat duhet të tregoheni të matur dhe të mendoni për të ardhmen.

Demi

Mbështetja e familjes dhe e miqve është shumë e vlefshme, sidomos kur keni vendime të rëndësishme për të marrë. Në çift, mos e lini partnerin të dyshojë për ndjenjat tuaja; tregojani dashurinë përmes fjalëve dhe veprimeve të vogla. Beqarët mund të bëjnë përpjekje për të njohur dikë, por është e rëndësishme të mos nxitojnë vetëm për të mos qenë vetëm. Në punë, mendoni me kujdes për çdo hap dhe mos kini frikë të bëni përmirësime. Për financat, vazhdoni të planifikoni shpenzimet dhe të lini mënjanë diçka për të ardhmen.

Binjakët

Kur merrni vendime, përpiquni të mos mendoni vetëm për interesin tuaj. Dëgjimi dhe respektimi i njerëzve përreth mund t’ju ndihmojnë të shmangni shumë keqkuptime. Në çift, mos kërkoni nga partneri më shumë sesa mund të japë dhe përpiquni të gjeni një ekuilibër mes dëshirave të të dyve. Beqarët mund të shprehin interesin për dikë, por gjithmonë duke respektuar ndjenjat e personit tjetër. Në punë, nëse ju ofrohet një përgjegjësi e re, vlerësojeni me kujdes dhe mos ecni përpara duke dëmtuar kolegët. Kursimi është gjithmonë një zgjedhje e zgjuar.

Gaforrja

Përkushtimi dhe dëshira për t’i bërë gjërat sa më mirë janë cilësi të mira, por mos kërkoni përsosmëri në çdo situatë. Në çift, kujdesuni për marrëdhënien përmes dashurisë, sinqeritetit dhe vëmendjes së ndërsjellë. Beqarët nuk duhet të ndihen të detyruar të marrin vendime përpara se të jenë të sigurt për personin që kanë njohur. Në punë, aftësitë tuaja mund t’ju ndihmojnë të përballoni edhe disa detyra njëkohësisht, por mos harroni të organizoni kohën. Për financat, bëni llogaritë me kujdes dhe shmangni shpenzimet pa plan.

Luani

Ambicia është e rëndësishme, por suksesi nuk arrihet gjithmonë duke u përpjekur vetëm. Në çift, shprehja e ndjenjave dhe vlerësimi i partnerit ndihmojnë në krijimin e një marrëdhënieje më të fortë. Beqarët duhet të kuptojnë se jo çdo person që u pëlqen do të ketë të njëjtin interes, dhe kjo është krejt normale. Në punë, bashkëpunimi me kolegët mund t’ju çojë drejt rezultateve më të mira, ndaj vlerësoni ndihmën që merrni. Në planin financiar, shmangni rreziqet dhe vendimet që mund të dëmtojnë kursimet tuaja.

Virgjëresha

Kur përballeni me vendime të rëndësishme, mos lejoni që nxitimi të ndikojë te zgjedhjet tuaja. Në çift, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi janë të domosdoshëm për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme. Beqarët duhet t’i japin vetes kohë për të njohur dikë, pa besuar se një takim i vetëm mund të përcaktojë gjithë të ardhmen. Në punë, edhe nëse lindin mosmarrëveshje, përpiquni t’i zgjidhni me profesionalizëm. Financat kërkojnë kujdes dhe organizim, pavarësisht se nga vijnë të ardhurat tuaja.

Peshorja

Merrni vendime me qetësi dhe mos lejoni që emocionet e momentit t’ju largojnë nga ajo që është e drejtë për ju. Në çift, vlerësoni përpjekjet e partnerit dhe mos i merrni si të mirëqena gjërat e bukura që ndani së bashku. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm përpara se t’i besojnë plotësisht dikujt të ri. Në punë, organizimi dhe ndjekja e një plani të qartë mund t’ju ndihmojnë të arrini objektivat. Në financa, vazhdoni të mbani një ekuilibër mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Akrepi

Mendoni për pasojat përpara se të veproni dhe mos merrni vendime pa i shqyrtuar mirë të gjitha mundësitë. Në çift, përpiquni të mos lejoni që ndërhyrjet e të tjerëve të ndikojnë në marrëdhënien tuaj. Çështjet personale duhen diskutuar fillimisht mes dy partnerëve. Beqarët mund të kërkojnë njohje me njerëz që ndajnë interesa dhe vlera të përbashkëta. Në punë, tregohuni të përgjegjshëm dhe mos harroni të vlerësoni njerëzit që ju ndihmojnë. Për financat, shmangni shpenzimet e panevojshme dhe krijoni një plan për të përballuar më mirë vështirësitë.

Shigjetari

Idetë e reja janë të vlefshme, por është e rëndësishme t’i shoqëroni me planifikim dhe përgjegjësi. Në çift, mos prisni që partneri t’i kuptojë të gjitha dëshirat tuaja pa ia shprehur ato. Komunikimi i mirë ndihmon në shmangien e keqkuptimeve. Beqarët duhet të tregohen të hapur ndaj njohjeve të reja, edhe kur personi tjetër nuk përputhet me idenë që kishin krijuar më parë. Në punë, merrini seriozisht detyrat e rëndësishme dhe mos u tërhiqni përballë sfidave. Financat mbajini nën kontroll dhe mos shpenzoni më shumë sesa mundeni.

Bricjapi

Mos bëni gjithmonë gjëra vetëm për të kënaqur të tjerët. Është e rëndësishme të respektoni edhe dëshirat dhe kufijtë tuaj. Në çift, harmonia ndërtohet kur të dy partnerët tregojnë mirëkuptim dhe nuk kërkojnë vazhdimisht ndryshime nga njëri-tjetri. Beqarët mund të krijojnë njohje të reja përmes miqve ose ambienteve shoqërore. Në punë, nëse ju ofrohet një drejtim i ri, mendoni nëse përputhet me aftësitë dhe synimet tuaja. Me financat tregohuni të kujdesshëm dhe mos rrezikoni kursimet për kënaqësi të përkohshme.

Ujori

Kur ndiheni të pasigurt për zgjedhjet e së kaluarës, mos e kritikoni veten pa fund. Merrni mësimet e nevojshme dhe përqendrohuni te hapat që mund të bëni tani. Në çift, problemet e vogla duhen diskutuar me qetësi, pa lejuar që të kthehen në konflikte të mëdha. Beqarët nuk duhet të nxitojnë në njohjet e reja, sepse besimi kërkon kohë. Në punë, nëse synoni një pozicion më të rëndësishëm, vazhdoni të zhvilloni aftësitë tuaja dhe tregoni durim. Edhe kur financat janë të mira, ruani një pjesë të të ardhurave për nevojat e ardhshme.

Peshqit

Jo çdo kërkesë kërkon një përgjigje të menjëhershme. Merrni kohën e nevojshme për të menduar dhe mos pranoni përgjegjësi që nuk mund t’i përballoni. Në çift, shprehini më shpesh ndjenjat dhe tregoni vëmendje ndaj personit që keni pranë. Beqarët mund të krijojnë njohje të reja pa pasur nevojë të nxitojnë drejt një lidhjeje. Në punë, përparimi vjen kur përkushtimi shoqërohet me organizim dhe përgjegjësi. Për financat, shmangni shpenzimet e pakontrolluara dhe mendoni përpara se të bëni blerje të mëdha.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2022 ONA