{"id":15,"date":"2026-11-07T16:53:02","date_gmt":"2026-11-07T16:53:02","guid":{"rendered":"https:\/\/ona.behetfjaleper.com\/?p=15"},"modified":"2026-11-07T16:53:03","modified_gmt":"2026-11-07T16:53:03","slug":"nderkohe-ne-parlamentin-tone-abuzohet-ben-andoni-habit-me-deklaraten-e-tij-per-ramen-dhe-paralementin-ja-si-shprehet-ai","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ona.behetfjaleper.com\/?p=15","title":{"rendered":"&#8220;Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb Parlamentin ton\u00eb abuzohet. . .&#8221;\/Ben Andoni habit me deklaraten e tij per Ramen dhe paralementin, ja si shprehet ai"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Ben Andoni<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tandemi Rama-Berisha do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb objekt i vazhduesh\u00ebm studimesh p\u00ebr njer\u00ebzit e komunikimit dhe, mbase n\u00eb t\u00eb ardhmen, edhe p\u00ebr studiuesit e filozofis\u00eb politike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb shihet hapur dhe zhvillohet r\u00ebndom n\u00eb vendin ton\u00eb, t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebhequr edhe kur morali nuk u tregon rrug\u00eb shp\u00ebtimi, ata drejtojn\u00eb vendin ton\u00eb n\u00eb pozit\u00eb dhe opozit\u00eb, t\u00eb pashqet\u00ebsuar nga asgj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me nj\u00eb ligj anemik partish dhe me fuqin\u00eb e madhe t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2008, tandemi q\u00ebndron i plotfuqish\u00ebm dhe tejet efikas para \u00e7do lloj sfide.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E fundit \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ndodhi me \u201cRevolucionin e Flamingove\u201d, t\u00eb kanalizuar tashm\u00eb me Revolt\u00ebn e Student\u00ebve, ku tandemi jo vet\u00ebm ua mori protest\u00ebn, por tashm\u00eb u dikton edhe rregullat e komunikimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrim ishte hasja n\u00eb panairin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb nj\u00eb shteti fqinj, e nj\u00eb libri bazik me titullin \u201cEtnografia e komunikimit\u201d, shkruar nga Dell Hymes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me shfletimin e tij kupton se pse koncepti i p\u00ebrmbledhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb togfjal\u00ebsh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb arrir\u00ebt p\u00ebr t\u00eb kuptuar politik\u00ebn e sotme shqiptare, pasi ajo nuk b\u00ebhet vet\u00ebm me aktet dhe rezultatet e zgjedhjeve tona apo me ligjet q\u00eb prodhohen, por edhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si politika flet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Konceptin e nd\u00ebrtoi nj\u00eb polimat i v\u00ebrtet\u00eb. Hymes (Dell Hathaway Hymes) \u00ebsht\u00eb i fiksuar n\u00eb biografit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare si gjuh\u00ebtar, sociolinguist, antropolog dhe folklorist. Merita e tij \u00ebsht\u00eb se hodhi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb themelet disiplinore p\u00ebr studimin krahasues e etnografik t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hulumtimet e tij pat\u00ebn si baz\u00eb fenomenet e v\u00ebrejtura te gjuh\u00ebt e rajonit t\u00eb Paq\u00ebsorit Veriper\u00ebndimor. P\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb pak kontekst koh\u00ebs, sot studiuesit thon\u00eb se ideja erdhi si sfid\u00eb ndaj Chomsky-t, q\u00eb barazonte gjuh\u00ebn me gramatik\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pa\u00e7ka kund\u00ebrshtimeve, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se baza e pun\u00ebs s\u00eb nj\u00eb poligloti \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebrballja fillestare me gramatik\u00ebn dhe pastaj kalimi te gjuha. Hymes, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, argumentoi se njohja e gramatik\u00ebs nuk mjafton.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duhet t\u00eb dish dhe t\u00eb kuptosh qart\u00eb konceptin q\u00eb ai e em\u00ebrtoi si kompetenc\u00eb komunikative. Pra, duhet t\u00eb dish se KUR, KU, ME K\u00cb, SI dhe P\u00cbR \u00c7FAR\u00cb duhet t\u00eb flas\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me pak fjal\u00eb, etnografia e komunikimit studion jo vet\u00ebm \u00e7far\u00eb thuhet, por edhe si, kush, ku dhe \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton fjala n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar. Fal\u00eb k\u00ebtij koncepti, dikush kupton shum\u00eb mir\u00eb se sa e kan\u00eb p\u00ebrsosur Rama dhe Berisha artin e tyre t\u00eb komunikimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Para se t\u00eb funksiononte parlamenti shqiptar n\u00eb vitet \u201920, shqiptari e b\u00ebnte politik\u00ebn e vet n\u00eb Od\u00eb dhe n\u00eb Kuvendet e Burrave. Nj\u00eb tuf\u00eb ligjesh t\u00eb sanksionuara n\u00eb Kanun, por edhe n\u00eb kujtes\u00ebn popullore, caktonte rendin kanonik t\u00eb fjal\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prioritet kishte i pari i Fisit; shpesh p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i par\u00eb i nj\u00eb familjeje q\u00eb kishte Bajrak; fliste Miku dhe ai q\u00eb k\u00ebrkonte apo jepte bes\u00eb. Kaq i kanonizuar ishte rendi, saq\u00eb shmangia nga rregulli t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb penalizoheshe r\u00ebnd\u00eb, m\u00eb s\u00eb shumti me Turpin, si parim p\u00ebr ruajtjen e nderit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot, kodi etnografik n\u00eb politik\u00ebn ton\u00eb kryesohet nga primati i PS-s\u00eb ose PD-s\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb Parlament, studio dhe kudo. Shpeshher\u00eb, zgjedhin edhe t\u00eb ftuarit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb Parlamentin ton\u00eb abuzohet ende me fjal\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb, por jo me dokumentin e programit, kontrat\u00ebn baz\u00eb q\u00eb u k\u00ebrkohet politikan\u00ebve. Besa, edhe pse p\u00ebrdoret shpesh, sot ka dal\u00eb n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb, sepse sistemi b\u00ebn q\u00eb politikan\u00ebt ta han\u00eb r\u00ebndom fjal\u00ebn e tyre, at\u00eb q\u00eb dikur ishte e shenjt\u00eb, kur nuk kishte institucione.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ve\u00e7mas, n\u00eb kultur\u00ebn shqiptare, sidomos n\u00eb Veri dhe n\u00eb Jug, por m\u00eb shum\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Lab\u00ebris\u00eb, kritika e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe sidomos ajo e adresuar konsiderohet fyese. Kjo b\u00ebri q\u00eb ish-deputeti i PS-s\u00eb, Mazreku, t\u00eb q\u00ebllonte n\u00eb Parlament n\u00eb vitin 1997 t\u00eb ndjerin Azem Hajdari.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shpullat, ofendimet dhe rrahjet e politikan\u00ebve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb zakonshme. Prej vitesh, pas ashp\u00ebrsimit t\u00eb gjuh\u00ebs, tani flitet r\u00ebndom me stigmatizime, anekdota fshati, metafora dhe simbolizma q\u00eb zakonisht kan\u00eb nj\u00eb em\u00ebrues t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: \u201cE kupton ti se p\u00ebr k\u00eb e kam\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po Berisha dhe, disa her\u00eb, edhe Rama nuk falin dhe p\u00ebrdorin emra t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, ve\u00e7 epiteteve fyese. N\u00eb mas\u00eb jo t\u00eb vog\u00ebl, kjo \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb arg\u00ebtim komb\u00ebtar, por p\u00ebr studiuesin e huaj dhe vendas, kjo quhet fyese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk po p\u00ebrmendim median, ku lufta b\u00ebhet p\u00ebr z\u00ebrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, kush shan r\u00ebndom \u201cspiun\u201d apo \u201ctradhtar\u201d dhe kush do t\u00eb thot\u00eb batut\u00ebn e fundit. K\u00ebsaj i shtohet edhe nj\u00eb fenomen tjet\u00ebr: disa politikan\u00eb shkojn\u00eb me batutat gati, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t&#8217;u sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb gatshme videove Reels t\u00eb prodhuara enkas p\u00ebr platformat sociale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rama dhe Berisha jan\u00eb mjesht\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij fenomeni dhe ndaj kan\u00eb mbulimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Ky \u00ebsht\u00eb problemi q\u00eb hasin ata q\u00eb e shikojn\u00eb nga jasht\u00eb politik\u00ebn ton\u00eb. Duan t\u00eb gjykojn\u00eb programet, por ne bindsh\u00ebm votojm\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb folurit Rama dhe Berisha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00ebsoj veprojn\u00eb edhe kryetar\u00ebt respektiv\u00eb t\u00eb grupeve parlamentare, Balla dhe Bardhi, si dhe deputet\u00ebt e tjer\u00eb. Dy mjesht\u00ebrit e tandemit shqiptar e kan\u00eb kuptuar m\u00eb s\u00eb miri fabul\u00ebn q\u00eb etnografia e komunikimit e shpjegon qart\u00eb: n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb nuk respektohet dhe fiton ai q\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb me programin, p\u00ebrkundrazi, ia del ai q\u00eb di ta p\u00ebrdor\u00eb fjal\u00ebn sipas m\u00ebnyr\u00ebs q\u00eb i p\u00eblqen publikut, duke ditur se ku dhe para cilit auditor duhet ta thot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryeministri Rama, duke shfryt\u00ebzuar revolt\u00ebn e student\u00ebve, kur mori p\u00ebrgjigje negative p\u00ebr nj\u00eb vend dialogu dhe m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsimit, pasi k\u00ebrkesa e student\u00ebve \u00ebsht\u00eb dor\u00ebheqja e tij, e zhvendosi dialogun jasht\u00eb, mu p\u00ebrpara Kryeministris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb karriget e nxjerra nga institucioni vendosi etiket\u00ebn \u201cDialog\u201d. N\u00eb modelin e komunikimit etnografik, ai u ul dhe u tha student\u00ebve: \u201cPo ju pres n\u00eb mjedisin tuaj, Bulevardin!\u201d. Simbolika shkoi edhe m\u00eb tej, kur vendosi vet\u00eb etiketat, pa l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb shpotit\u00eb p\u00ebr pedagog\u00ebt dhe duke u dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb lloj garancie, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb hartoi nj\u00eb list\u00eb q\u00eb e tronditi protest\u00ebn p\u00ebr d\u00ebnimet e ashpra dhe q\u00eb ishte krejt asimetrike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Student\u00ebt u kap\u00ebn n\u00eb befasi dhe b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb thjesht\u00ebn: p\u00ebrmbys\u00ebn karriget dhe i thyen, kurse Rama korri fitoren e tipit komunikativ: \u201cUn\u00eb jam p\u00ebr dialog, ata jan\u00eb t\u00eb dhunsh\u00ebm!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Berisha b\u00ebri di\u00e7ka m\u00eb finoke n\u00eb etnografin\u00eb komunikuese, e cila i shkonte pozit\u00ebs s\u00eb tij. Nuk mund t\u00eb dilte n\u00eb krye t\u00eb protest\u00ebs, sepse protestuesit e refuzonin nj\u00ebsoj si Ram\u00ebn, por p\u00ebrkrahu familjen e tij me pedagog\u00ebt, duke e mb\u00ebshtetur nga jasht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me grupin e tij parlamentar, t\u00eb bindurit, e vazhduan kauz\u00ebn \u201ce tyre\u201d n\u00eb Parlament. Qysh nga konferencat e tij t\u00eb shtypit, ai e kanalizoi protest\u00ebn nga \u201cprotest\u00eb studentore\u201d n\u00eb \u201cprotest\u00eb p\u00ebr qeveri teknike\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E kapi protest\u00ebn, bash n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, dhe tashm\u00eb e menaxhon me mas\u00eb. Nuk mund t\u00eb thuhet indirekt se nuk ka nj\u00ebfar\u00eb dialogu, por ama nuk ka gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt se p\u00ebr \u00e7far\u00eb po b\u00ebhet dialogu.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrfundimi i Raportit t\u00eb Progresit t\u00eb KE-s\u00eb, m\u00eb 5 n\u00ebntor, e shprehu m\u00eb qart\u00eb: \u201cT\u00eb gjitha pal\u00ebt duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb sinqerta p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb dialog konstruktiv.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot, q\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb disi m\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe studiuesit kan\u00eb baz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb elementeve t\u00eb gjykimit nga pik\u00ebpamja e shkenc\u00ebs politike, tandemi Rama-Berisha po e p\u00ebrdor \u201cdialogun\u201d si mjet, jo si q\u00ebllim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rama e k\u00ebrkoi dialogun vet\u00ebm pasi shp\u00ebrtheu protesta q\u00eb k\u00ebrkon dor\u00ebheqjen e tij dhe q\u00eb ai e kund\u00ebrshton. Por, sipas normave, dialogu b\u00ebhet kur nuk ke presion, kurse k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr dor\u00ebheqje ai i p\u00ebrgjigjet me nj\u00eb list\u00eb t\u00eb zez\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Etnografia e komunikimit e fut k\u00ebt\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb njihet si dual persuasion: jep dy mesazhe kontradiktore nj\u00ebkoh\u00ebsisht, pra, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb b\u00ebjn\u00eb student\u00ebt, mbeten fajtor\u00eb. N\u00ebse ata afrohen, u binden rregullave t\u00eb tij. N\u00ebse nuk vijn\u00eb, jan\u00eb \u201ct\u00eb dhunsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Berisha, nga ana tjet\u00ebr, ka nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, por t\u00eb madhe n\u00eb thelb: ai i mb\u00ebshteti \u201cFlamingot\u201d jo kur protesta ishte e vog\u00ebl dhe po ngrihej, kur k\u00ebrkohej n\u00eb kor nj\u00ebsoj edhe largimi i tij, por kur shtypi nd\u00ebrkomb\u00ebtar e vendosi n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb argumenteve dhe kronikave t\u00eb veta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebrkesat studentore i shnd\u00ebrroi n\u00eb k\u00ebrkesa mir\u00ebfilli t\u00eb tijat. Student\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb kushte konviktesh, bursa, tarifa, kushte etj. Berisha k\u00ebrkon, ve\u00e7 k\u00ebtyre, edhe kryesoren q\u00eb i duhet: qeveri teknike dhe largimin e Ram\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me pak fjal\u00eb, hyri ngadal\u00eb nga dera e pasme si \u201cp\u00ebrkrah\u00ebs\u201d dhe po tenton t\u00eb dal\u00eb nga dera e p\u00ebrparme si p\u00ebrfitues.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tashm\u00eb kaosin e ushqejn\u00eb dy dialog\u00eb paralel\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb takohen kurr\u00eb: ai i Ram\u00ebs me karriget bosh dhe ai i Berish\u00ebs me protest\u00ebn e kapur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe? Etnografia e komunikimit na ndihmon t&#8217;i kuptojm\u00eb si duhet k\u00ebta njer\u00ebz, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment. (Homo Albanicus)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ben Andoni Tandemi Rama-Berisha do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb objekt i vazhduesh\u00ebm studimesh p\u00ebr njer\u00ebzit e komunikimit dhe, mbase n\u00eb t\u00eb ardhmen, edhe p\u00ebr studiuesit e filozofis\u00eb politike. T\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb shihet hapur dhe zhvillohet r\u00ebndom n\u00eb vendin ton\u00eb, t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebhequr edhe kur morali nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-15","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-horoskop"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ona.behetfjaleper.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ona.behetfjaleper.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ona.behetfjaleper.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ona.behetfjaleper.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ona.behetfjaleper.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ona.behetfjaleper.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16,"href":"https:\/\/ona.behetfjaleper.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15\/revisions\/16"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ona.behetfjaleper.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ona.behetfjaleper.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ona.behetfjaleper.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}